Biografia e z. Behgjet Pacolli.
Behgjet Isa Pacolli
Data,vendi i lindjes, familja
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës dhe Diarit).
Edukimi fillestar
Edukimi fillor në Marec – Kosovë.
I mesëm
Edukimi i mesëm në Prishtinë.
I lartë
1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani
Specializimi
1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.
Profili profesional eksperienca
● 1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.
● 1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë
Peter Zimmer, Kufstein Austri.
● 1977-1980 Drejtor komercial në kompaninë Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
● 1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
● 1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex
Project Engineering, Lugano Zvicër.
● 1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e
ristrutturazione, Lugano Zvicër;
● President i Mabco Construction, Lugano Zvicër
● President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
● Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;
● Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të
botës);
● Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
● Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
● Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;
● Titullar i Sine Tempore International ;
● Titullar i agjensionit Diamond Travel;
● Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano
● Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë
Veprimtaritë tjera humanitare
● Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
● Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”
● 1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);
● 1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;
● Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;
● Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;
● 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;
● 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;
● 2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;
● 2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;
● 2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);
● 2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;
● 2008-2011 – Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;
● 2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;
● 2009 Financon ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;
● 2008 Financon projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës);
● Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;
● Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)
● Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)
● Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)
Veprimi dhe angazhimi politik
Promovues dhe Themelues
● 1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e
Kosovës, Prishtinë;
● 2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
● 2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
● 2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
● 2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);
● Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
● 2007-2010 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ;
● 2011 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (mandati i dytë)
● 2011 PRESIDENTI i Republikës së Kosovës
● 2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusitpolitik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
● 2011 ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.
Vlerësime
● Dekoratat e TMK;
● Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
● Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
● Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
● Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
● Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
● Konsull nderi global i Liberisë (2002-2008);
● Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
● Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
● Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
● Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
● Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
● Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
● Nderohet me “Çelësin e Tiranës”
Gjuhët
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja
Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.
Publikimet
• Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;
• Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.
• Themelues i gazetës ditore “Lajm”
• Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli, 2010.
Të dhëna tjera
www.behgjetpacolli.com
http:// www.mabetex.com/
http:// www.ks-siguria.com/ks-siguria/
http:// www.swissdiamondhotel.net
Forumet në gjuhën angleze
http:// www.pacollikosovo.com/
http://pacolliafghanistan.com/
http://www.pacollimabetex.com/
http://www.pacollidiamond.com/
http://www.pacolligroup.com/
http://www.mabetexconstruction.com/
www.balkanwelfare.org
në gjuhën gjermane
http://www.behgjetisapacolli.de/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.de/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.de/
http://www.behgjetpacollikosovo.de/
http://www.behgjetpacollimabetex.de/
http://www.behgjetpacollirussia.de/
http://behgjetpacolliswitzerland.de/
http://www.behgjetpacolliusa.de/
http://www.bpacolli.de/
http://www.bpacolli.ch/
http://www.behgjetisapacolli.ch/
http://www.pacolligroup.ch/
http://www.mabetexconstruction.ch/
http://www.pacollikosova.ch/
http://www.pacollibalkan.ch/
http://www.pacollimabetex.ch/
në gjuhën shqipe
http://behgjetpacollirussia.al/
http://www.behgjetpacolliusa.al/
http://www.behgjetpacollimabetex.al/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.al/
http://behgjetpacolliitaly.al/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.al/
http://behgjetpacolliswitzerland.al/
në gjuhën ruse
http://behgjet-friends.ru/
http://behgjet-pacolli.ru/
http://behgjetbiography.ru/
http://behgjetbusiness.ru/
Behgjet Pacolli lobon në tri shtete Afrikane
Lideri I AKR-së, Z. Behgjet Pacolli është ftuar nga President-i i Tanzanisë për të qënë bashkëpjesëmarës në Forumin Ekonomik Botëror, sesioni veror u mbajt në Dar el Salaam nga 5 gjerë më 7 maj 2010. Z. Pacolli shtoi që në fillim të muajit Qershor 2010, Kosova do të njifet nga një shtet Afrikan, pasi që ai takoi disa burrështetas gjatë sumitit.
Për të lexuar artikullin origjinal, ju lutem klikoni mbi të:
Behgjet Pacolli: Zgjedhjet amerikane leksion i mirë i demokracisë
Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli deklaroi për agjencinë INA
se këto zgjedhje treguan qartë se SHBA-të janë model i demokracisë

Behgjet Pacolli
„Sikur e gjithë bota ashtu edhe ne në Kosovë, ishim gjithnjë në çdo sekondë të kohës që kalonte në përcjellje të votimit dhe numërimit të votës në SHBA. Këto zgjedhje, tregojnë qartë për gjithë botën e qytetëruar, se SHBA-të, janë model i demokracisë. Na la shumë përshtypje të jashtëzakonshme, edhe fjalimi para më shumë se një milion amerikanëve i presidentit të sapozgjedhur Obamës“, deklaroi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai tha se shprehë përgëzime për presidentin e sapozgjedhur Barak Obama dhe gjithë amerikanët.
„Zgjedhja e Presidentit të 44-të në Amerikë dhe prijësit të botës së lirë dhe demokratike ka shënuar histori. Presim që edhe në të ardhmen mbështetje të plotë nga Obama ashtu sikurse që ishte nga Klinton, Bush dhe administrata amerikane“, deklaroi Pacolli.
Sipas tij, SHBA-të votuan një president të dalur nga komuniteti afro-amerikan.
„Në sytë e gjithë botës së qytetëruar, ky akt i ngre sot një shkallë më lart vlerat e demokracisë amerikane. SHBA-të dihen se janë miku më i madh i demokracive të reja, i popujve që besojnë tek liria dhe demokracia. Ssgurisht edhe i popullit shqiptarë“, theksoi kryetari i AKR-së.
Ai tha se marrëdhëniet e SHBA me shqiptarët, kontributi i tyre në zgjidhjen e çështjes shqiptare gjatë 10-15 viteve të fundit janë një ilustrim perfekt se këto marrëdhënie dhe ky bashkëpunim udhëhiqen nga të njejtat vlera, cilido qoftë ekipi që drejton në Shtëpinë e Bardhë.
„Shqiptarët janë krenarë me miqësinë e tyre me Klintonin, me Bushin dhe pa dyshim do të jenë krenarë edhe Obamën. Kjo fitore tregon, se si duhet të bëhet fushatë, se si duhet të bëshë diplomaci dhe se si duhesh të jesh me program të qartë dhe konkret para popullit“, theksoi për INA, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. (Dashnim Hebibi/INA)
Behgjet Pacolli mban konferencё me temёn “Kompletimi i Misionit Amerikan nё Ballkan”
Ёshtё pёrmbyllur sot konferenca dy ditore “Kompletimi i misionit amerikan nё Ballkan” organizuar nё Washington nga Kryetari i AKR-sё, Behgjet Pacolli.

Mabetex Project Engineering America, Inc.
CEO Behgjet Pacolli me kompanin e tij “Mabetex Group” me qendër në Lugano të Zvicrës,
ka hapur filijalën e vet edhe në Florida të Amerikës

Mabetex America, Inc.
Mabetex Project Engineering America, Inc. is located at 105 17150 Collins Ave PMB 225 Sunny Isles Beach, FL 33160
Mabetex Project Engineering America, Inc. është hapur në Prill 1991 në Florida
Përfaqësues i “Mabetex Project Engineering America, Inc.” ka qenë Kroop, (Richard I’.)
Behgjet Pacolli vazhdon lobimin nё Amerikёn Qendrore
Kryetari i Aleancёs Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nё kuadёr tё aktiviteteve tё tij lobuese, do tё vazhdoj kёtё javё fushatёn nё vendet e Amerikёs Qendrore, thuhet nё njё komunikatё tё kёsaj partie.
Gjatё javёs sё ardhёshme, tё hёnёn dhe tё marten lideri i AKR-sё do te kёtё takime tё rёndёsishme me pёrfaqёsuesit e lartё tё shteteve:
Guajana,
Xhamajka,
Haiti,
Trinidat Tobako, dhe
Domebika.
Kryetari i AKR-sё, gjatё kёtij turneu, do tё kerkojё nga kёto vende qё tё kenё si prioritet njohjen e pavarёsisёsё sё Kosovёs.
Behgjet Pacolli: Amerikanët po më mbështesin në lobim për Kosovën
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklarojë së, “Unë informoj detajisht Departamentin Amerikan të Shtetit. E kam përkrahjen e plotë të amerikanëve për çdo hap që e qes para. Po ashtu e kam informuar edhe Kryeministrin Thaqi, e ai më ka thanë të vazhdojë angazhimin timë, sepse i bëjë shërbim Kosovës”.

Behgjet Pacolli
Për herë të parë Pacolli, tregon për prapaskenën e tij lobuese. Ai theksojë edhe një njohje të shpejtë, pasi që Presidenti i një shteti e ka nënshkruar dekretin për njohjen e Kosovës. Pastaj ka theksuar se gjatë javës së fundit të këtij muaj do të jetë për lobim në Afrikën perëndimore, nga ku premton njohje të reja. Pacolli, informoj edhe për faktin se nuk do të kandidojë për Prishtinën, pasi që nuk dëshiron ti kthej shpinën votueseve tjerë të AKR-ës. Kandidati për Kryetar Komune për Prishtinë nuk është caktuar ende, pret që kjo te behet së shpejti. Ai po ashtu pret aderime të kandidateve rij në ketë parti, të çilet për herë të parë merren me jetën politike.
Behgjet Pacolli: Misioni im për njohje të reja të Kosovës
Ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA flet nga Nju Jorku kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli,
tashmë i njohur edhe si lobisti kryesor për njohje të reja të Republikës së Kosovës

Behgjet Pacolli
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në intervistën ekskluzive për agjencinë INA thekson misionin e tij diplomatik për Kosovën dhe takimet disaditore në kryeqendrat e SHBA-ve, Uashington dhe Nju Jork, ku ka arritur suksese në planin e afirmimit të Kosovës dhe procesin e njohjes së saj nga shtete të reja.
Në intervistën për agjencinë INA, Pacolli zbulon detaje nga vizita dhe takimet e tij për njohjen e Kosovës nga shtete të reja.
INA: Ashtu edhe sikurse na njoftuat, jeni ende në SHBA dhe sot konkretisht në Nju Jork dhe pas shumë takimeve që keni pasur keni arritur të fitoni dy shtet që ta njohin Kosovën, kuptohet falë lobimit tuaj. A mund të na njoftoni më shumë për këtë detaj takimesh?
Behgjet Pacolli: Kosova jonë e pavarur, Kosova jonë që ka flijuar shumë për liri dhe pavarësi, meriton njohje tjera edhe ate sa më të shpejta dhe kjo do të ndodhë padyshim. Siç dihej vizita ime në SHBA ishte me karakter të gjërë për të marrur pjesë në takime të ndryshme. Për të gjitha këto takime gjatë javës së kaluar dhe tani janë të njohur thuajse mediat tona, por sot kanë qenë takimet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të vizitës sime, sepse arrita të marrë dorën e miqësisë me Katarin dhe ishujt Maldive. Ne sot u takuam me shumë personalitete dhe bashkëbiseduam gjerë e gjatë dhe u arrit bindja e këtyre dy shteteve se vërtetë Kosova e meriton njohjen dhe kjo u arritë.
INA: Kur konkretish do ta njohin këto dy shtete?
Behgjet Pacolli: Aty nga data 18 deri më 20 janar do t`i vizitoj këto dy shtete dhe deri atëherë do të kryhen të gjitha procedurat për njohjen e Kosovës. Pra janë në pyetje disa ditë dhe do ketë edhe njohje tjera. Nuk do të ndalem për popullin tim edhe në fushën e diplomacisë. Kur kam hyrë në politikë u kam thënë bashkëkombasve të mi se nuk po futem për poste, por ka ardhur koha që të punojmë më shumë për atdheun tonë. Nuk dua të flas për askend, por jam duke vrapuar në planin diplomatik dhe do të jem në çdo sekondë të kohës me miqtë e mijë apo me grupin tim lobist që të kemi njohje të reja.
INA: Nga kush morët Po-në për njohje të Kosovës nga këto dy shtete, e kam fjalën u takuar me ndonjë qeveritar apo si është puna ?
Behgjet Pacolli: Shejh Hamed Bin Xhasem Bin Xheb Al Thani është ministër i punëve të jashtme të Katarit dhe ky më mundësoi një takim me kryeministrin e këtij shteti Hamd Bin Xhasem Ale Thani. Takimi me këta zyrtarë ishte i frytshëm, i njoftova me gjendjen reale në Kosovë dhe i bindëm realisht ata se Kosova e meriton njohjen. Ata menjëherë ma dhanë dorën e njohjes dhe premtimin dhe më ftuan në këtë shtet më 18 apo 20 janar që të zyrtarizohet njohja e Kosovës. Prandaj, jam shumë i nderuar dhe i kënaqur me këtë njohje. Gjithashtu pata takime edhe me zyrtarë të lartë të ishujve Maldive dhe këta më premtuan njohjen e shpejtë. Nuk ka më mirë se kur fol drejt dhe me fakte. Ne kishim fakte për realitetin në Kosovë dhe këto dy shtete u bindën se Kosova e meriton njohjen.
INA: z.Pacolli, ju nesër do të merrni pjesë në konferencën e OKB që do të mbahet për 60 vjetorin e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut në Nju Jork. Shpresoni se do të keni edhe ndonjë takim të frytshëm për njohje të reja ?
Behgjet Pacolli:Gjithsesi. Jam i përgatitur për këtë. Pres me kënaqësi të takohem dhe pritet që këtu të jenë shumë burra shtetesh, dipomatë nga e gjithë bota dhe do të takohem dhe natyrisht do mundohem që ti bindi me fakte për njohje të reja për Kosovën tonë.
INA: Kemi burime të sigurta që keni takuar edhe sekretarin e OKB-së z.Banki Mun.Jeni takuar?
Behgjet Pacolli: Nuk dua të ndalem me kë jam takuar, me rëndësi se hapat tona diplomatike janë të sigurta dhe po priten mirë. Kosova është e pavarur dhe asesi nuk do të ketë pengesa për njohje të reja.
INA: Pra, nuk e mohoni se jeni takuar?
Behgjet Pacolli: Nuk ju thashë se jam takuar, por kam pasur takime të shumta me shumë personalitete brenda OKB-së dhe gjithçka është në rregull dhe përshëndetën shtrirjen e EULEX-it në tërë teritorin e Kosovës, ku edhe ne e përshëndetëm këtë shtrirje, sepse Kosova është e interesuar dhe do të kontribojë për të mirën e Evropës dhe botës. Kosova është e hapur për bashkëpunim edhe më të madh me Evropën dhe me gjithë shtetet, që të ecë në të mirë rajoni. Pra, ne u thashë të gjithëve, se jemi për veprime të mira në të mirë të përgjithshme dhe populli shqiptar vërtetë është paqësor, tolerant dhe punëtorë.
INA: Po me zv.e sekretarit të OKB jeni takuar dhe siç kemi informacione nga burimet tona, jo që jeni takuar me sekretarin e OKB-së, por edhe me zëvendëssekretarin dhe me disa personalitete tjera dhe keni drekuar në një restaurant të mirënjohur në Nju Jork “VIPP” ?
Behgjet Pacolli: E kuptoj dhe e nderoj punën e mediave, pra të gazetarëve që respektojnë etikën profesionale. Prandaj, shpresoj se do më kuptoni, se në çështjen e lobimit ka formula që japin rezultatin menjëherë dhe ka disa që nuk e tregojnë, pra duhet përdorur formula të shumta deri tek zbardhja e gjithë asaj matematike diplomatike. Do më kuptoni shpresoj se vërtetë kam pasur shumë takime dhe me të gjithë jemi ndarë mirë. Duhet ta kuptojmë dhe të mos e harrojmë se SHBA bashkë me BE dhe me shumë shtete tjera të botës janë të interesuara që në planetin tokë të mos ketë probleme, por të punohet, të veprohet në të mirë të botës, të mos ketë shtypje të së drejtave elementare e kështu me radhë. Të gjithë janë të njohur me mundin e madh dhe me gjithë historinë tonë kombëtare si popull që e kemi pasur. Por janë disa shtete muslimane që fatkeqësisht janë me fjalët e diplomacisë serbe, që kanë investuar serbët për lobim me vite e dekada, por e drejta do të ngadhnjejë.
INA: Jeni takuar me burra shtetesh të botës arabe në Amerikë?
Behgjet Pacolli: Misioni im është shumë fisnik që të kemi njohje të reja nga këto shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Kam pasur dhe kam dhe do të kem. Rruga ime për lobim është nisur herët dhe falë edhe disa miqëve ndërkombëtarë që i kam, do të bindim të gjithë ato shtete ku më jepet mundësia që të hyjë për të njohur shtetin tonë, shtetin më të ri të botës Republikën e Kosovës.
INA: Duke parë, se jeni duke shpejtuar në takime tjera. Ju lutem, mund të na thoni, edhe sa do jeni në SHBA dhe çfarë do presim?
Behgjet Pacolli: Po sinqerisht, se kam takime tjera, por më erdhi keq që t’ju ndërpresë. Shpresoj, se do më kuptoni. Kosova në janar do të njihet nga dy shtete që i përmenda dhe shpejt edhe nga tre të tjerë dhe rruga do të vazhdojë.
INA: Punë të mbarë dhe gjitha të mirat.
Behgjet Pacolli: Perëndia e bekoftë popullin shqiptarë, tolerancën, besimin dhe unitetin që e kemi dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. Ju lutem edhe njëherë gjithë bashkëkombasve të mijë kudo që ndodhen, ua uroj festën e Kurban Bajramit dhe i dëshiroj gjitha të mirat.Kjo festë na ka ardhur me Republikën e Kosovës dhe festat tjera po i presim me gëzim.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI, editor i INA për Evropë
